Zhvlerësohet leku, euro nën nivelin 1.27 USD në bursa

Leku ka humbur sot terren në këmbimet valutore, ndaj të gjitha valutave kryesore. Pavarësisht se, pas shumë muajsh, euro ka humbur vlerë në bursat ndërkombëtare, duke rënë poshtë nivelit të 1.27 dollarëve, në tregun vendas një euro është këmbyer me 139.61 lekë mesatarisht, 0.34 lekë më shumë se një ditë më parë.

 Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është këmbyer me 110.34 lekë, 1.30 lekë më shumë se të martën, paundi britanik me 173.44 lekë, me rritje vlere 1.39 lekë dhe franga zvicerane me 116.23 lekë, 0.29 lekë më shumë se një ditë më parë.
Në bursa, nafta po shitet me çmimin më të ulët të shtatë muajve të fundit, në kuotën 90.9 dollarë për fuçi.
(gk/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë