Monedha Evropiane sot ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar këtë vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro sot është këmbyer me 121.17 lekë, që është vlera më e ulët që prej 11 gushtit të këtij viti kur euro u këmbye me 121.18 lekësh. Konkretisht qytetarët po e shesin euron me 120.87 lekë dhe e blejnë nga tregtarët me 121.50 lekë.
Rënia është më e lartë nëse e krahasojmë me të njëjtën datë të vitit të kaluar kur euro këmbehej në tregun tonë me 123.81 lekë.
Shkaqet sezonale janë faktorët kryesor që kanë ndikuar në treg sipas shpjegimit të ekspertëve, pasi prurjet valutore nga emigrantët për festat e nëntorit dhe për festat e fundvitit janë në nivel më të lartë.
Ky nivel i ulët i këmbimit të euros pritet të jetë konstant deri në fund të vitit, pasi dhjetori mbetet periudha kur prurjet valutore nga jashtë nga emigrantët për të afërmit e tyre janë të larta, ndikuar edhe nga krishtlindjet.
Për periudhën në vijim, ndikim në mbiçmimin e lekut do të japë edhe emetimi i eurobondit në vlerën e 650 milionë eurove në fund të nëntorit. Hedhja e sasive të konsiderueshme në treg të përfituara nga eurobondi do të rrisnin edhe më shumë ofertën për euro në treg, dhe për pasojë monedha evropiane mund të zhvlerësohet më tej.
Normal qe zhvleftesohet nga gjithe thaset me euro qe futen cdo dite nga jashte nga shitja e droges dhe kanabisit.
Përgjigju