Zhytësit në Indonezi në kërkim të personave të zhdukur nga rrëzimi i avionit

Zhytësit në Indonezi në kërkim të personave të zhdukur nga rrëzimi i avionit

Ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për 62 personat e zhdukur nga rrëzimi i avionit të shtunën, ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar pamje nga zhytësit e marinës që kërkojnë pjesët e zhdukura nën det.  Deri më tani janë gjetur vetëm disa mbetje të aeroplanit që dolën në sipërfaqe, teksa me të gjitha gjasat Sriwijaya Air flight SJ 182 ka përfunduar në fund të detit bashkë me 62 pasagjerët e saj.

Nga ana tjetër prej një dite më parë dy kutitë e zeza të aeroplanit që do të zbardhin ngjarjen e plotë.  Rreth 600 persona janë aktualisht të përfshirë në operacionin e kërkimit së bashku me dhjetëra anije dhe helikopterë, të cilët po tërheqin pjesët e trupit, rrënojat dhe veshjet e pasagjerëve nga ujërat e thellë rreth 23 metra (75ft). Ka gjithashtu më shumë se 50 anije të përfshira në kërkimin e rrënojave të fluturimit SJ182, së bashku me 13 avionë.

Të dielën, anëtarët e familjeve shkuan në një qendër në Xhakarta ku pritën për lajme rreth të afërmeve të tyre. Mes viktimave, janë një çift i martuar, Muhamad Nur Kolifatul Amin dhe Agus Miinarni, të cilët do të udhëtonin për të marrë pjesë në funeralin e babait të Amin.

Në këtë ngjarje tragjike, dyshohet se humbën jetën edhe 5 anëtarë të një familje: 26-vjeçari Rizki Wahyudi dhe gruaja e tij Indah Halimah Putri së bashku me djalin e tyre 7 muajsh. Në aeroplan ishte edhe nëna e Rizki dhe një kushëri i tyre.

Mes personave të humbur që dyshohet të kenë humbur jetën është edhe biznesmeni Yohanes Suherdi, i cili ishte në një udhëtim pune dhe do të kthehej në shtëpi

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, kur aeroplani Boeing 737-500 do të udhëtonte nga Xhakarta drejt qytetit Pontianak kur humbi kontaktin e tij në orën 02:40, në një lartësi 10 000 mbi nivelin e detit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip