Zi në NBA, ndërron jetë një nga ikonat e basketbollit! Fitoi katër herë 'Mbrojtësi më i mirë'

Zi në NBA, ndërron jetë një nga ikonat e basketbollit! Fitoi katër herë 'Mbrojtësi më i mirë'

Dikembe Mutombo

Ish-legjenda e basketbollit amerikan dhe një nga mbrojtësit më të mirë në NBA, Dikembe Mutombo ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare duke mos fituar dot betejën me kancerin në tru.

I gjatë 2.18 metra, ai ishte bllokuesi i dytë më i mirë në historinë e NBA dhe mbajtësi i rekordeve për çmimet si mbrojtësi më i mirë në NBA. Ai është shpallur 4 herë si “mbrojtësi më i mirë”. Mutombo mbahet mend edhe për gjestin i tij të famshëm “JO”, me gisht pas çdo goditjeje të bllokuar.

Poliglot dhe filantrop, ai kishte më shumë se dy vjet që luftonte një tumor në tru. Mutombo mbetet një nga lojtarët e parë të mëdhenj afrikanë në historinë e NBA, një nga mbrojtësit më të mëdhenj.

Ai është bllokuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave në NBA pas Hakeem Olajuuon dhe para Kareem Abdul-Jabbar. Në total ai ka realizuar 3.289 bllokime. Ai është lojtari që ka fituar më së shumti çmimin e mbrojtësit më të mirë të NBA-së, katër herë (1995, 1997, 1998, 2001).

Gjatë 18 viteve në NBA luajti me fanellat e Atlanta, Philadelphia, Neu Jersey, Neu York dhe Houston. Në vitin 2009 la basketbollin dhe hyri në “Hall of Fame” në 2015. Ai e përfundoi karrierën pas 1.196 ndeshjeve të sezonit të rregullt me mesatarisht 9.8 pikë dhe 10.3 rebound për ndeshje.

A ishte Mutombo një i krishterë? Associated Press raportoi në vitin 2018 se Mutombo u rrit në një komunitet të devotshëm të krishterë në Republikën Demokratike të Kongos, ose DRC. Bleacher Report në 2011 e renditi Mutombo të katërtin në listën e 25 atletëve më fetarë.

Lista e identifikonte Mutombo si një Baptist të devotshëm. Mutombo u martua me gruan e tij Rose në vitin 1996. Ata patën tre fëmijë së bashku dhe birësuan katër të tjerë. Mutombo nganjëherë akuzohej për keqbërje. Për shembull, në vitin 2012, ai u akuzua për përfshirje në një skemë kontrabande ari në Republikën Demokratike të Kongos. Në atë kohë, ai nuk pranoi të komentojë mbi atë akuzë.

“Unë e kam lënë basketbollin për të ndjekur Jisuin. E gjitha filloi në vitin 2010, kur Krishti hyri në jetën time", thoshte ai.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot