Ylli i Real Madridit është vendosur në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e vlefshme të Superkupës së Europës që do të luhet nesër në stadiumin e Shkupit kundër fituesve të Europa League-ës, Manchester United.
Portugezi 32-vjeçar, pas sezonit të fundit fenomenal të zhvilluar me skuadrën ˝merengue˝ dhe aktivizimit me Kombëtarën në muajin Korrik në Kupën e Konfederatave në Rusi nuk është angazhuar në turneun miqësor veror që Reali zhvilloi në SHBA.
Ronaldos iu dha leje të shkëputej nga fushata parasezonale e Real Madridit dhe qëndroi në pritje të vendimit të Gjykatës spanjolle për dënimin ose lirimin nga akuzat për evazion fiskal.
Menjëherë pas përfundimit të finales së Cardiff-it kundër Juventusit, fituesi i 4 ˝Topave të Artë˝ paralajmëroi një largim të parakohshëm nga ˝Ekipi Mbretëror˝ për shkak se drejtuesit e klubit nuk e përkrahën në çështjen penale kundër shtetit spanjoll, i cili e akuzon portugezin se ka fshehur të ardhura prej 13 milionë £ për tˈiu shmangur detyrimeve financiare ndaj shtetit iberik.
Edhe pse në fund të korrikut ai largoi përfundimisht zërat për shkëputje përfundimtare nga ˝Santiago Bernabeu˝ duke konfirmuar përkushtimin ndaj klubit, ekipit dhe tifozëve, ai sërish rihapi ështjen e largimit nga Spanja duke shprehur dëshirën për tˈu kthyer në Angli, tek ekipi ku ai nisi ngjitjen drejt majave te suksesit, Manchester United.
Por, trajneri Jose Mourinho i cili në të kaluarën e ka stërvitur bashkëpatriotin te Real Madridi në vitet 2010-2013, qartësoi për mediat europiane se një rikthim i CR7 te ˝Djajtë e Kuq˝ është krejtësisht i pamundur.
Reali është në kërkim të trofeve të rradhës.
Ditën e nesërme, madrilenët do të tentojnë të shpallen kampionët e padiskutueshëm të Europës ku përballe do të kenë një nga rivalët më të mëdhenj dhe më tradicionalë në arenën europiane ˝Djajtë e Kuq˝ të Jose Mourinho-s.
Dueli do të ballafaqojë jo vetëm yjet më të mëdhenj të futbollit botëror Ronaldo, Marcelo, Bale, Ramos, Paul Pogba, Lukaku por dhe ˝Special One˝ me të kaluarën e tij bashkë me lojtarët që dikur i ka drejtuar për tre vjet duke përfshirë dhe 32-vjeçarin Ronaldo.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com