Zija Çela boton në 70--vjetorin e
lindjes “Princi i buzëqeshjes”

Zija Çela boton në 70--vjetorin e<br />lindjes “Princi i buzëqeshjes”
Libri më i ri i shkrimtarit të njohur Zija Çela “Princi i buzëqeshjes” do të promovohet nesër në Sallën e Bibliotekës në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Promovimi përkon me rastin e 70-të vjetorit të lindjes së shkrimtart.

Zija Çela është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë së sotme shqiptare. Dallohet për romane, novela, por ka shkruar edhe shumë tregime e ese letrare. Disa nga veprat e tij janë Yje mbi lumë, Jeta në shtëpinë tonë, Pëllumbat e janarit, Një verë pa lamtumirë, Buletini i bores, Eklips dhe proza të tjera, Mali i tejdukshëm, Shtëpia e lepujve, Gjaku i dallëndyshes, Gjysma e Xhokondës, Një fjalë me lejen e Zotit, Monedha e dashurisë, Banketi i hijeve, Oborri i një tirani të fshehtë, Lëngata e hënës, Gjaku im i errët, Las Varrezas, Për dashurinë shkruhet pas vdekjes, Sos një buzeqeshje, Goja e Botës, Apokalipsi sipas Shën Tiranës, Pika drite në Eklips, Arkipelagu Spiritus, etj. Zija Çela ka lindur më 25 mars 1946 në qytetin e Shkodrës.

Ishte fëmija i shtatë në një familje, ku i ati ishte punëtor dhe e ëma shtëpiake. Megjithëse kaloi një fëmijëri dhe rini të vështirë (babai i vdiq kur ishte vetëm pesë vjeç), ai arriti të diplomohej në Universitetin e Tiranës për letërsi. 

Në Tiranë punoi redaktor në revistën letrare“Nëntori”, ndërsa nga 1984 – 1990 si kryeredaktor i gazetës letrare “Drita”. Në vitet ‘90 kjo gazetë luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen intelektuale për përmbysjen e sistemit totalitar. Me vendosjen e pluralizmit, Zija Çela u bë drejtor i shtëpisë botuese “Letrat”, ku e filloi veprimtarinë me romanin “Përbindëshi” të Kadaresë, një vepër që ishte ndaluar nga regjimi i mëparshëm. Autori është fitues i disa çmimeve letrare.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri