Zija Çela, vlerësime për veprën
dhe lule për 70-vjetorin e lindjes

Zija Çela, vlerësime për veprën<br />dhe lule për 70-vjetorin e lindjes
Princi i buzëqeshjes”, libri më i ri i Zija Çelës u promovua sot me rastin e 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit në Muzeun Kombëtar nga botimet “Toena”. Poeti Bardhyl Londo ka vlerësuar stilin e Çelës si një ndër më të veçantit në letërsinë shqipe

“Unë dua të them se Zija Çela hyri në historinë e tregimit shqiptar vërtet si një princ. Me origjinalitetin e pashoq me ekspresivitetin dhe me ndjeshmërinë më të lartë, me radiografinë e shpirtit njerëzor, ai jo vetëm që tërhoqi vëmendjen, por u shpall si një ndër princat e kësaj gjinie". -tha poeti Bardhyl Londo 

Autori Zija Çela që ka kaluar një fëmijëri të vështirë në Shkodër, tregon se lidhja e tij me letërsinë ka qenë si një thirrje hyjnore.

“Unë jam rritur në Shkodër, në një familje me shumë fëmijë me pak bukë dhe pak libra. U sëmura njëherë dhe i thashë nënës “Më gjej një libër moj nënë”... Unë s’kisha lexuar kurrë ndonjë gjë, por s’e di pse më tha mendja të kërkoja diccka që ende s’e dija”-thotë Çela

Shkrimtari Zija Çela vlerësohet si një vijim i pandërprerë i themeltarëve të prozës shqipe nga studiuesi Behar Gjoka.

Ndërsa Gjoka tha ndër të tjera se studiuesit duhet të kthejnë vëmendjen nga krijimtaria e Zija Çelës, politikani dhe shkrimtari Namik Dokle ngre problemin e mangësive në tërësinë e studimit të letërsisë shqipe

“Për librat duhet të flasë lexuesi dhe kritika letrare, por kritika është paksa larg”-tha Dokle, duke vënë theksin se janë institucionet akademike që duhet të nxisin zhvillimin e kritikës dhe studimeve të letërsisë shqipe. Shkrimtari Arjan Leka pohon se është një rast i veçantë që shkrimtarit Zija Çela nuk i mungon vëmendja e studiuesve, por “Nuk arrijmë të kuptojmë se me kë komunikojmë me çfarë cilësie letrare përballemi çdo ditë, si e shpërfillim qoftë nga ana e kritikës letrare herë pas here kemi, duke patur mes nesh një nga penat më të fuqishme dhe më të rëndësishme të letërsisë shqipe”-vëren Arjan Leka
 
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri