Zimbabve, populli në protesta
kundër diktatorit Mugabe

Zimbabve, populli në protesta<br />kundër diktatorit Mugabe<br>
Mijëra protestues janë ngritur në kryeqytetin e Zimbabve, Harare, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Robert Mugabe. Tubmi në fjalë është mbështetur edhe nga ushtria, të cilët organizuan grushtin e shtetit të mërkurën.

Mugabe, 93 vjeç, ka qenë në pushtet që nga vitin 1980, dhe për ditë të tëra ishte në arrest shtëpie, ndërsa të premten  bëri paraqitjen e parë publike, ku ndoqi një ceremoni diplomimi universitar në kryeqytet.

Ushtria, e cila ka marrë në dorë vendin, tha të premten se ishte e vendosur për të rrëzuar Mugabe, ndërsa shtuan më tej edhe se kishin arrestuar "kriminelët" që rrethonin presidentin. Dikur një mësues, Mugabe u bë kryemnistër në vitin 1980. Prej vitit 1988 ai është president i vendit të varfër.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri