Zimbabve, tentativë për grusht
shteti, Qeveria dërgon ushtrinë

Zimbabve, tentativë për grusht<br />shteti, Qeveria dërgon ushtrinë<br>
Qeveria e Zimbabve ka dërguar ushtrinë në Kryeqytetin, Harare duke marë kontrollin e qytetit dhe të televizionit kombëtar.

Presidenti Robert Magube 93-vjeçar, akuzon kreun e ushtrisë se ka bërë tentativë për grusht shteti, për këtë kanë filluar një sërë arrestimesh në kryeqytet. 

Ushtria e Zimbabve ka lexuar një deklaratë pas marrjes së televizionit kombëtar, ZBC, duke thënë se ka ndërmarrë veprime për "kriminelët e synuar".

Megjithatë, ajo tha se kjo nuk ishte "një marrje ushtarake e qeverisë" dhe presidenti Robert Mugabe ishte i sigurt.

Armë zjarri dhe artileri të rënda u dëgjuan në rrethinat veriore të kryeqytetit, Harare, herët të mërkurën.

I dërguari i Zimbabve në Afrikën e Jugut, Isaac Moyo, hodhi poshtë më parë mundësinë për një grusht shteti, duke thënë se qeveria ishte e paprekur.

Deklarata e lexuar nga gjenerali Gen Sibusiso Moyo erdhi orë pasi ushtarët morën kontrollin në selinë e ZBC.
zimbabve

Ai tha: "Dëshirojmë ta sigurojmë popullin se shkelqësia e tij, presidenti dhe familja e tij janë të sigurta dhe shëndosh e mirë, siguria e tyre është e garantuar".

zimbabve

Gjenerali shtoi: "Ne po i gjejmë kriminelët që po kryejnë krime rreth tij, që po shkaktojnë vuajtje sociale dhe ekonomike në vend. Sapo të kemi përmbushur misionin tonë, ne presim që situata të kthehet në normalitet".

Deklarata nuk i ka cilësuar ata që janë në shënjestër, por një burim i qeverisë i cituar nga Reuters tha se ministri i financave, Ignatius Chombo ishte midis atyre që u arrestuan.

Nuk është e qartë se kush po udhëheq veprimin ushtarak.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online