Forcat e Armatosura kanë shuar zjarrin në malin e Taraboshit në Shkodër.
Kanë qënë efektivët e batalionit të Vaut të Dejës, ata që punuan gjithë natën për shuarjen e zjarrit, i cili dogji një hapësirë me pyje dhe kullota.
Ndërhyrja e efektivëve të FA-së ishte e domosdoshme për shkak të pamundësisë së afrimit të mjeteve të zjarrfikëseve për shkak të terrenit malor.
FA-ve iu desh që të ecin 6–7 km në këmbë gjatë natës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.