KRUJË- Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në Krastë të Krujës. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë në zonë dhe për shkak të thatësirës. 

Zjarri ka rënë  mbi fabrikën e vjetër të çimentos. Si pasojë e flakëve është rrezikuar edhe linja e tensionit të lartë 400 kV Shqipëri-Kroaci.  Flakët kanë arritur të shuhen pas 5 orësh në sajë të bashkëpunimit me forcat zjarrfikëse të Vorës.

Sipas shërbimit zjarrfikës zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm. Edhe ditën e djeshme në afërsi të kësaj zone ra një tjetër vatër zjarri. Flakët janë shkaktuar qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar. Nga flakët u rrezikuan edhe disa banesa që ishin aty pranë por shërbimet zjarrfikëse arritën të neutralizonin flakët.

Kruje (2).jpg" style="height:585px; width:780px" />