Zjarr pranë fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, rrezikohen disa banesa (VIDEO)

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Persona të paidentifikuar i ka vënë flakën një sipërfaqe të mbuluar me ferra dhe shkurre në ambientet e jashtme të fabrikës. Zjarri rrezikon edhe disa banesa  dhe një biznes aty pranë.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të neutralizuar flakët.

Ndërkohë një zjarr kë rënë në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Ziçisht në Devoll duke rrezikuar edhe bimësinë e zonës. Banorët e zonës dhe forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë duke vënë nën kontroll flakët.

Ndërsa në Rrogozhinë, flakët e zjarrit të përhapura pasditen e së shtunës kanë rrezikuar antenat e trasmetimit të platformave televizive. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët