GRAMSH- Dy zjarre të fuqishme, të favorizuara edhe nga era po djegin malin nga kalaja e Tunjës deri në Janc. Alarmin e kanë ngritur forcat zjarrfikëse të Gramshit, të cilët u bëjnë apel qytetarëve për ndihmë për ta shuar me mjete rrethanore. Zjarri siç duket edhe nga pamjet ka gllabëruar sipërfaqe të mëdha pyjore.
‘Dy zjarre te fuqishëm që i favorizon era e fort po djegin malin nga kalaja e Tunjës deri në Janc. I gjithë efektivi jone u përlesh me flaket gjatë gjithë ditës së djeshme deri në orë 23.00 të mbrëmjes dhe nuk arritëm ta vinim nën kontroll. Ju bejmë thirrje qytetareve të Gramshit dhe banoreve të fshatrave përreth, të bashkohen me forcat zjarrfikëse për të fikur këtë përbindësh që po shkrumbon gjithçka që gjen përpara! Kush do të na ndihmoj, të kontaktoj në nr e tel-0697242124 faleminderit!’- njofton zjarfikësja e Gramshit.
Situata me zjarret në qarkun e Elbasanit ka qenë problematike ditët e fundit, ndërsa vetëm një ditë më parë është raportuar për disa vatra zjarri konkretisht në njësitë Shushicë, Gjinar, Zavaline, Labinot Mal, Gracen si dhe në territorin e Bashkisë Gramsh.
Ti bej shurren ky shefi zjarrfikses.
Përgjigju