Një zjarr i madh ka përfshirë një qendër biznesesh në Moskë.

Sipas mediave ruse flakët e zjarrit kanë ‘pushtuar’ katër katet e para të ndërtesës e cila strehon një numër të madh zyrash nga kompani të ndryshme në Rusi.

Si pasojë e zjarri ekipet e shpëtimit kanë evakuuar personat që gjendeshin në ndërtesën e përfshirë nga flakët e zjarrit.

Ministria e Situatave Emergjente njoftoi se 120 persona janë evakuuar nga ndërtesa dhe se deri më tani nuk ka informacione për viktima. NEXTA