Zjarri i cili përfshiu Kepin e Rodonit në Durrës është shuar. Për fikjen e zjarrit u angazhuan forcat zjarrfikëse të Durrësit me 3 mjete si dhe me 10 forca punonjësish.
Zjarri përfshiu 20 ha shkurre e ferra dhe 5 dynym pyll, ndërkohë që rrezikoi biznese e banesat që ishin përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, i cili alarmoi një pjesë të madhe pushuesish, të cilët të panikosur nga tymi që mbuloi zonën u larguan me shpejtësi nga plazhi me automjetet e tyre.