VIDEO+ FOTO/ Zjarr masiv në ishullin e Hawaii-t, digjet qyteti historik, 36 të vdekur! Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme

HAWAII- Një zjarr masiv ka përfshirë një ishull në Hawaii dhe shkatërroi qytetin historik të Lahaina-s duke shkaktuar 36 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Presidenti i SHBA, Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. 

Zjarret e furishme u ndezën nga erërat e forta duke shkatërruar qytetin historik në ishullin Maui të Hawaiit. Sentatori amerikan i Shtetit, Brian Shchatz bëri me dije se qyteti është totalisht i djegur.

Flakët nisën në qendër të ishullit Maui dhe u përhapën me shpejtësi, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe biznese në një qytet historik turistik. Disa persona në panik u detyruan të hidheshin në oqean për të shpëtuar nga flakët.

Roja Bregdetare shpëtoi të martën 14 persona, mes tyre dy fëmijë, të cilët ishin hedhur në oqean për t'i shpëtuar zjarrit dhe tymit.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se uragani Dora, i cili po kalonte në jug të ishullit ishte pjesërisht shkaktar i erërave të forta dhe shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike, tronditën shtëpitë dhe detyruan ndërprerjen e fluturimeve të helikopterëve që përdoreshin për shuarjen e zjarreve.

Sistemi spitalor i Maui-t është mbingarkuar me pacientë të djegur apo që vuajnë nga thithja e tymit.  

“Zjarrfikësit janë ende duke u përpjekur për të vënë nën kontroll zjarret dhe reaguesit tanë të parë janë në modalitetin e kërkimit dhe shpëtimit”, tha Schatz.

Kryetari i bashkisë së qarkut Maui, Richard Bissen Jr tha në një konferencë shtypi se shumë shtëpi dhe struktura biznesi u shkatërruan plotësisht. Një banor në qytetin me rreth 12,000 banorë tha për mediat lokale se çdo varkë në portin e qytetit po digjej.

"Duket si diçka nga një film, një film lufte," tha Chrissy Lovitt për Hawaii News Now.

Zyrtarët thanë se është ende e vështirë të përcaktohet shkalla e vërtetë e dëmit në Maui dhe kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet. Rreth 2,100 njerëz janë zhvendosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
36 viktima nga zjarret në Hawaii, Joe Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Çdo pasuri që kemi do të vihet në dispozicion

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin Maui, Hawaii, ku 36 persona kanë humbur jetën.

Deklarata nënkupton se qeveria federale do të sigurojë fonde për të ndihmuar në vazhdimësinë e zjarreve.

"Kushdo që ka humbur një të dashur, shtëpia e të cilit është dëmtuar ose shkatërruar, do të marrë ndihmë menjëherë," tha ai.

Ndihma do të shkojë për përpjekjet e rimëkëmbjes shtetërore dhe lokale.

"Ne po punojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për të luftuar këto zjarre dhe për të evakuuar banorët dhe turistët," tha presidenti. “Ndërkohë lutjet tona janë me njerëzit e Havait, por jo vetëm lutjet tona. Çdo pasuri që kemi do të jetë në dispozicion të tyre.”

Individët e prekur në Maui do të jenë në gjendje të aksesojnë fonde për ndihmë si grante të përkohshme strehimi, riparime shtëpish dhe kredi me kosto të ulët për të ndihmuar me humbjet e pronave të pasiguruara.

Ora 15:51
Zjarret në Hawaii/ Laheina e kthyer në ‘shesh lufte’, zjarri i fuqishëm shkrumboi qytetin, banorët: Duket si një zonë e bombarduar

Qyteti historik i Laheinas është shkrumbuar totalisht, pas zjarrit masiv që ‘pushtoi’ zonën dhe la pas vetëm rrënojat e ndërtesave.Ndërsa numri i viktimave, si pasojë e ‘flakëve të ferrit’ që kthyen në hi ishullin në Hawaii, ka shkuar në 36.

Lagje të tëra janë djegur dhe ana perëndimore e ishullit, ku ka mbetur vetëm një autostradë e hapur dhe mijëra njerëz që presin të evakuohen, ndërsa zyrtarët thonë se situata në  Laheina, portin e saj dhe zonat përreth i afrohet skenave të një gjendjeje pos lufte.

Disa njerëz u hodhën në oqean për t'i shpëtuar tymit dhe flakëve, ndërsa shumë të tjerë përjetuan tmerrin teksa shikonin të afërmit e tyre të digjeshin.

“Kjo është fatkeqësia më e keqe që kam parë ndonjëherë. E gjithë Laheina është djegur. Është si Apokalipsi ," u shpreh një banor i Laheinas.

Ndërsa piloti i një helikopteri, që ndërhyri nga ajri për të shuar zjarrin që ra në zonë, la pas pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, të cilat ngjasojnë me skenën e një filmi lufte.

“Duket sikur qyteti të jetë bombarduar. Është kthyer në një zonë lufte ”, tha piloti i helikopterit Richard Olsten .

Më shumë se 11 mijë turistë u larguan nga Maui, mbrëmë.

Ora 12:09
Zjarret në Hawaii, thellohet bilanci i viktimave, 36 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

1691646068_hawaii.jpg

Thellohet bilanci i viktimave për shkak të zjarreve në Hawaii. 36 persona kanë humbur jetën ndërsa me dhjetëra janë plagosur si pasojë e zjarreve.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë