Zjarr masiv në një ishull të Spanjës, autoritetet spanjolle evakuojnë 500 persona

Zjarr masiv në një ishull të Spanjës, autoritetet spanjolle evakuojnë 500 persona

Autoritetet spanjolle kanë evakuuar paraprakisht rreth 500 persona për t’i mbrojtur ata nga zjarri që shpërtheu në ishullin Kanarie të La Palma.

Presidenti rajonal i Ishujve Kanarie, Fernando Clavio, tha se zjarri kishte shkatërruar të paktën 11 shtëpi dhe paralajmëroi se numri i të evakuuarve mund të rritet.

“Ne shpresojmë që ta marrim zjarrin nën kontroll ditën e sotme, por drejtimi i erërave po ndryshon”, tha ai.

Clavio shtoi se priten erëra të forta, toka do jetë e thatë dhe mungesa e shiut do e bëjë “situatën më të komplikuar”.

Ushtria spanjolle ka vendosur 150 zjarrfikës për të ndihmuar ekuipazhet lokale të shuajnë zjarrin, por më shumë zjarrfikës lokalë do të mbërrijnë me varkë nga ishulli fqinj i Tenerife.

Zjarri është në anën perëndimore të ishullit në terrene të pyllëzuara në zona të banuara.

La Palma, me një popullsi prej 85,000 banorësh është është një nga 8 ishujt pjesë e arkipelagut të ishujve Kanarie në brigjet veriperëndimore të Afrikës.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave