Mbrëmjen e djeshme ishulli spanjoll Tenerife u përfshi nga një zjarr masiv, duke bërë që autoritet spanjolle të urdhëronin evakuimin e 5 fshatrave.
Fshatrat Arrate, Chivisaya, Media Montaña, Ajafoña dhe Las Lagunetas janë evakuuar dhe autoritetet lokale thanë se do të merren masa të mëtejshme gjatë ditës.
Zjarri pushtoi një zonë të pyllëzuar në kanione të pjerrëta në veri-lindje të Tenerife, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve, raporton Reuters.
“Zjarri është i fuqishëm dhe është në një zonë të komplikuar. Përpjekjet janë të përqendruara në parandalimin e përhapjes së zjarrit, kryesisht në zonat e banuara afër bregdetit”, tha presidenti rajonal i Ishujve Kanarie Fernando Clavijo.
Autoritet thane se janë rreth 10 helikopterë që hedhnin ujë nga lart për shuarjen e zjarrit, 150 zjarrfikës dhe 50 persona nga personeli ushtarak, gjë që e cila mund të marrë më shumë se një ditë kohë për ta vendosur situatën nën kontroll.
Në mëngjes, zjarri kishte djegur rreth 1300 hektarë afër vullkanit Teide, e cila është maja më e lartë e Spanjës, tha Pedro Martinez, kreu i shërbimeve emergjente në Tenerife.
Rosa Davila, presidente e këshillit të Tenerife, u bëri thirrje banorëve dhe vizitorëve që të qëndrojnë larg zonave pyjore për shkak se zjarri mund të përhapet më shumë dhe kjo gjë është e rrezikshme për njerëzit.
Komente





