Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Anës se Malit në Bashkinë e Shkodrës. Zjarri ka përfshirë Malin e Taraboshit në fshatin Zues ku si pasojë e erës zjarri është përhapur me shpejtësi.
Fillimisht zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer ndërkohë që rreth orës 17:30 autoritetet vendore kane lëshuar alarmin SOS pasi zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë ullishte si dhe rrezikohen disa banesa te fshatit.
Zjarri dogji një hapësirë me pyje e kullota, ndërsa po vihet nën kontroll nga efektivët e FA, të cilëve iu deshën të ecnin 6-7 km në këmbë në errësirë dhe në një terren të vështirë, ku është pamundur lëvizja e mjeteve zjarrfikëse.
Ndërkohë që një vatër zjarri është shënuar edhe në Ishëm të Durrësit, ku është djegur një sipërfaqe me pisha. Gjendja përkeqësohet, flakët favorizohen nga era duke rrezikuar edhe banesat. Një zjarrfikëse vijon luftën me flakët deri tani në Ishëm.