Një zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit.

Flakët përfshinë një pikë grumbullimi të ushqimit për bagëtitë, ku u dogjën rreth 200 dengje bari, duke shkaktuar dëme materiale si dhe duke rrezikuar një banesë.

Sipas banorëve, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë në telat e tensionit.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Patosit bëri të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesës dhe zonave përreth.

Për rreth një orë, tymi i dendur dhe zjarri vështirësuan edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.