FUSHË KRUJË- Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Zallës në Fushë Krujë në afërsi të një fabrike çimentosh. Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm nga barinjtë e zonës.
Zjarri ka rënë në pjesën e jashtme të rrethimit në një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe vijon të jetë i favorizuar nga era. Në vendngjarje ndodhet reparti zjarrfikës i cili po përpiqet të lokalizojë dhe të neutralizojë flakët.
Aktualisht, nuk ka rrezik për nën stacion elektrik apo objektet e tjera. Vijon puna për shuarjen e flakëve.
Kujtojmë se zjarri në Krastë i cili pati një beteje prej tri ditësh, nisi mëngjesin e 5 korrikut dhe arriti të shuhej orët e para të ditës së 7 korrikut. Zjarri masiv i favorizuar nga era avancoi edhe më shumë duke bërë që ndërhyrja për shuarjen e flakëve të ishte vështirë, duke pasur parasysh se në zonë ishin vetëm dy grupe zjarrfikësish. Sipas burimeve të Report Tv nuk pati asnjë ndërhyrje nga institucionet për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.
Zona e Fushë Krujës u përfshi nga flakët për tre ditë rresht edhe një javë më parën në fshatin Krastë.
Zjarri në Krastë i cili pati një beteje prej tri ditësh, nisi mëngjesin e 5 korrikut dhe arriti të shuhej orët e para të ditës së 7 korrikut. Zjarri masiv i favorizuar nga era avancoi edhe më shumë duke bërë që ndërhyrja për shuarjen e flakëve të ishte vështirë, duke pasur parasysh se në zonë ishin vetëm dy grupe zjarrfikësish. Sipas burimeve të Report Tv nuk pati asnjë ndërhyrje nga institucionet për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.