Krasta e Krujës 3 ditë në betejë me flakët, zjarri riaktivizohet gjatë natës nga disa 'piromanë'

KRUJË- Pasi mendohej se më në fund, pylli  i Krastës u shpëtoi flakëve, disa persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën gatë natës. Pasi u shkrumbuan rreth 100 hektarë, zjarri i cili nisi mëngjesin e dy ditëve më parë, arriti të menaxhohej mbrëmjen e djeshme.

Në total u dogjën rreth 100 hektarë pyje dhe me pisha e bimësi të ndryshme. Flakët u shuan mëngjesin e djeshëm , por u aktivizuan sërish nga persona të paidentifikuar. Emergjencat bashkiake kërkuan ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për ndërhyrje nga ajri, por 4 helikopterët ‘Coguar’ të ‘Mbrojtjes’ ishin në remont.

Kujtojmë se zjarri në Krastë nisi mëngjesin e së martës dhe arriti të shuhej orët e para të ditës së sotme. Zjarri masiv i favorizuar nga era avancoi edhe më shumë duke bërë që ndërhyrja për shuarjen e flakëve të ishte vështirë, duke pasur parasysh se në zonë ishin vetëm dy grupe zjarrfikësish. Sipas burimeve të Report Tv nuk pati asnjë ndërhyrje nga institucionet për të ndihmuar në fikjen e zjarrit. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës