Për shkak të zjarrit në aeroportin “Domodedovo” në Moskë të Rusisë evakuohen afërsisht 3 mijë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të dhënë nga Ministria e Situatave Emergjente theksohet se ka rënë zjarr në pjesën e bagazheve të aeroportit “Domomedovo” i cili është një prej 3 aeroporteve më të mëdhenj në Moskë.
Edhe pse zjarri ka qenë efektiv në një hapësirë prej 20 metrash katrorë është shuar në një kohë të shkurtër. Theksohet se për shkak të tymit janë evakuuar afërsisht 3 mijë persona duke përfshirë udhëtarët dhe punonjësit e aeroportit.
Pretendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e kabllove të energjisë elektrike në pjesën ku po kryheshin punimet e riparimeve.
Ekipet e zjarrfikëses, të policisë dhe të shërbimeve shëndetësore janë duke vazhduar ndihmën e tyre, ndërsa theksohet se për shkak të zjarrit do të ketë vonesa të fluturimeve.
Aeroportin “Domodedovo” në 7 muajt e këtij viti e kanë përdorur 14.41 milionë udhëtarë.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com