ERSEKE - “Mali i Kuq” në afërsi të fshatit Kozel dhe Pepellash në rrethin e Ersekës vijon të mbizotërohet nga flakët. Pavarësisht ndërhyrjes së Shtabit të Emergjencave si dhe punëtorëve të Drejtorisë të Shërbimit Pyjor, vatrat e zjarrit nuk janë arritur të lokalizohen, ndërkohë që janë favorizuar edhe më shumë nga era.
Mësohet se deri më tani është djegur një sipërfaqe prej rreth 100 ha pyje si dhe bimësi e ulët. Për shkak të terrenit të vështirë, në zonë ka qenë e pamundur ndërhyrja me zjarrfikëseve, ndërsa bëhet e ditur se për minimizimin e flakëve po punohet me hapjen e kanaleve ndaluese si dhe duke ngritur masivë me dhe.
Në sipërfaqen e pyllit, e cila është përfshirë nga flakët, mësohet se ka pasur dhe shpërthime fishekësh, të mbetura aty prej kohësh, kjo pasi në “Mal të Kuq” ka ekzistuar dikur dhe një repart ushtarak. Po sipas informacioneve mësohet gjithashtu se zjarri është përhapur me shpejtësi duke arritur tashmë tek vendi i quajtur bateria e repartit ushtarak.
“Mali i kuq” në rrethin e Ersekës u përfshi nga flakët prej orës 16:00 të ditës së hënë, fillimisht me vatra të vogla, të cilat u përhapën më pas duke djegur qindra hektarë.
Sipas specialistëve dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë pakujdesia e ndonjë bariu, pasi mali përdorej dhe për kullotë si dhe temperaturat e larta.
Ndërkohë prefekti, njëkohësisht dhe kryetari i Shtabit të Emergjencave Korçë, Andrea Mano, i kontaktuar në telefon ka pohuar se për rastin në fjalë është njoftuar dhe Ministria e Brendshme. Sipas tij nëse zjarri nuk lokalizohet edhe gjatë ditës së martë, do të kërkohet ndërhyrja me helikopter nga ajri.
Ky është një nga zjarret me të fuqishëm që ka përfshirë Rajonin e Korçës gjatë këtij sezoni veror.
(da.is/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com