AUSTRALI - Australia vazhdon të jetë e përfshirë nga zjarret, të cilat po përhapen frikshëm që prej javës së kaluar. Në pjësën perëndimore të kontinentit u shënua rekordi absolut i temperaturës në 60 vitet e fundit, ku termometri arriti 50 gradë celsius.
Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe vazhdojnë të djegin hapësira të tëra në qytetin e New South Wales në Gunning që prej të hënës. Më shumë se 80 zjarrfikës po përpiqen për të shuar flakët, raportojnë mediat lokale.
Tre vatra zjarri kanë djegur më shumë se 20 mijë hektarë në ishullin e Tasmanisë dhe rrezikojnë të përhapen, pasi erërat kapin shpejtësinë e 70 km në orë.
Një tjetër vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer edhe në pjesën juglindore të Viktorias duke djegur rreth 7 mijë hektarë. Ndërkohë më shumë se 100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret ndërsa raportohen se qindra banorë vendas dhe turistë rezultojnë të zhdukur.
Gjithashtu shërbimet e emergjencës kanë paralajmëruar se janë në rrezik edhe shumë shtëpi të tjera. Shërbimi meteorologjik në Australi ka parashikuar se gjatë javës në vazhdim vendi do të përballet ende me temperatura të larta.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com