Zjarr në Babicë të Vlorës, digjen kodrat me ullinj! 3 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, rrezikohet linja e tensionit të lartë (VIDEO)

VLORË- Një zjarr ka përfshirë kodrat me ullinj në Babicë të Vlorës. 3 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa rrezikohet linja e tensionit të lartë. Ndikuar dhe nga era, zjarri është përhapur dhe më shumë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Alikokë.

Vendosja nën kontroll e flakëve është e vështirë, për shkak të erës, pasi po favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve, njëkohësisht po vështirëson dhe punën për shuarjen e tyre. Ndërkohë, situata e zjarrit në fshatin Bishan është në kontroll.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
Rrezikohej nga flakët, shpëtohet banesa në fshatin Alikokë të Vlorës

 

Flakët e zjarrit kanë rrezikuar një shtëpi në vendin e quajtur Vreshtat e Mëdha në fshatin Alikokë, por falë ndërhyrjes në kohë të efektivëve zjarrfikës është bërë e mundur shpëtimi i banesës.

Banesa e cila rrezikohej nga flakët në fshatin Alikokë të Vlorës i përkiste katër zonjave, ndërkohë që vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.

Ora 18:03
Zjarri në Alikokë të Vlorës, flakët djegin qindra rrënjë ullinj

 

Vijon djegia e tokave në fshatin Alikokë, zjarri dyshohet se është përhapur në fshatrat e njësisë qendër nga zona e fabrikës së Çimentos Vlorë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke kaluar dhe kodrën e Bishtit të Kalldrëmit. Nga flakët janë djegur qindra rrënjë ullinj. Zjarrfikëset po mundohen të vënë nën kontroll flakët, por vatrat e zjarrit mbeten ende aktive.

Ora 16:39
Zjarri në Babicë të Vlorës, era përhap flakët drejt fshatit Alikokë

 

Zjarri i raportuar ditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës , rreth orës 14:00, ndikuar dhe nga era është përhapur dhe më shumë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Alikokë.

Vendosja nën kontroll e flakëve është e vështirë, për shkak të erës.  Era po favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve, njëkohësisht po vështirëson dhe punën për shuarjen e tyre.

M.Q./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, humb ndjenjat oficeri i FNSH-së, e merr ambulanca

Protesta e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, humb ndjenjat oficeri i FNSH-së, e merr ambulanca