ELBASAN- Një zjarr ka rënë në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një  pallati. Për pasojë janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Kanë qenë banorët e zonës dhe të apartamentit që kanë njoftuar zjarrfikëset. Falë ndërhyrjes së shpejtë të dy zjarrfikësve kanë bërë të mundur vënien në kontroll të zjarrit.

 

1620062103_zjarrneelbasan1.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes