ELBASAN- Prej tre ditësh një zjarri ka përfshirë masivet pyjore në zonën e Gjinarit, përkatësisht në fshatrat Zavalinë dhe Joronisht.
Terreni malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëses të cilët për shuarjen e zjarrit kanë përdorur mjete rrethanore. Përgjatë tre ditëve mësohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët, pisha, dëllinj etj.
Gjithashtu zjarri ka shkaktuar probleme edhe në bashkinë e Gramshit. Sipërfaqe me pyje janë prekur nga zjarri në Njësinë Administrative Skëndërbegas në fshatin Ermenjë dhe malin Koshnicë.
Edhe në Gramsh ndërhyrja u realizua me pompa shpine, pasi mjetet zjarrfikëses mund të ndërhynin për shkak të terrenit malor, ndërsa prezenca e erës vështirësoi operacionin. Aktualisht situata ne Gramsh është vendosur nen kontroll.
Lajmi kryesor: