Rrethohet nga flakët ullishtja në Peshtan të Fierit, rrezikohen katër banesa, ndërhyn nga ajri helikopteri Cougar

Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme kodrat me ullishte në Peshtan të Fierit. Zjarri është pikasur fillimisht nga banorët e zonës të cilet kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse të Fierit, por flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe zonën e banuar. Për neutralizimin e flakëve fillimisht në ndihmë kanë ardhur edhe banorë të zonës me mjete rrethanore si dhe një zjarrfikëse e Rroskovecit dhe një e kompanisë Albpetrol.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkine Fier, Zija Hyka, terreni i vështirë e bën të pamundur shuarjen e flakëve. Veç forcave zjarrfikëse të Fierit e banorëve të zonës, për shuarjen e flakëve po punon edhe helikopteri Cougar.

“Menjëherë pas njoftimit nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë Fier, për një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran, është nisur për ndërhyrje nga ajri edhe helikopteri Cougar. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren, për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë”, njofton ministri Peleshi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë