Dy vatra zjarri në Tiranë, digjen shkurre e ferra. Shuhet vatra në Yrshek, zjarrfikësja po punon për shuarjen e vatrës tjetër në fshatin Lalm.
Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Lalm të Tiranës duke djegur shkurre dhe ferra. Pranë zjarrit nuk ka banesa që rrezikohen, ndërsa një zjarrfikëse ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shuarjen e flakëve.
Po gjatë mbrëmjes së sotme një tjetër vatër zjarri ka rënë në kodrat e Yrshekut, ku sërish ka pasur vetëm djegie të shkurreve dhe flakët janë shuar. Falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikëses nuk janë rrezikuar banesat përreth.