BERAT- 2 ha me shkurre, ferra dhe rreth 40 rrënjë ullinj në fshatin Mbreshtan në Berat, janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit, por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë pjesën kodrinore të zonës. Flakët e zjarrit, jo vetëm që përfshinë ferra e shkurre por përparuan me shpejtësi edhe drejt pemëve me ullinj.
Falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt, ndërkohë që në zonë raportohet se ka ende shumë vatra të nxehta që po mbahen nën kontrroll. Për shkak të terrenit të vështirë kodrinor, futja e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit ishte e pamundur dhe fikja u krye me mjete rrethanore.