Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra në fshatin Sevaster në Vlorë, në zonën e quajtur Dushkarak. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke u favorizuar dhe nga era, ndërsa dyshohet i qëllimshëm, teksa mendohet të jetë vendosur nga banorë të zonës.

Nga flakët rrezikohen banesat, ndërsa në vendngjarje ka shkuar një automjet i zjarrfikëses Selenicë.


Lajmi kryesor:

Zjarr në fshatin Duhanas në Berat, rrezikohet nën/stacioni elektrik! Flakët përfshijnë edhe fshatin Sevaster në Vlorë, rrezikohen banesat