Zjarr në fshatin Velçan të Beratit, flakët shkrumbojnë dhjetëra hektarë sipërfaqe toke

 

Një zjarr me përmasa të mëdha është shfaqur në orët e mesditës në Zonën e Shpiragut në Berat, ku ka shkrumbuar sipërfaqe pylli të konsiderueshëm. Zjarri ka filluar me shkurret dhe ka vijuar pyllin me marre në fshatin Velçan njësia administrative Sinjë.

Forcat zjarrfikëse janë nisur me shpejtësi drejt zonës por pylli është disa km larg Beratit ndërsa  mjetet nuk arrijnë dot deri në vatrën aktive pasi terreni është i thyer. Ndërkohë zjarrfikësit po luftojnë me flakët me pompat e shpinës dhe mjetet e dorës.

Burime pranë MZSH bëjnë me dije se zjarret janë të qëllimshme sapo kufizohen në zonën e Tomorit vijojnë në Zonën Shpiragut në perëndim të qarkut Berat.


Lajmi kryesor:

Nis ndërhyrja nga ajri në Orosh të Mirditës dhe në Fushë-Krujë, rrezikohen banesat! 10 ditë 'luftë' me flakët në Kepin e Rodonit


A.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane