Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe të gjerë me shkurre në fshatin Visokë të Mallakastrës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në zonën shumë pranë rrugës kryesore, duke u favorizuar edhe nga i nxehti dhe era.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar me vështirësi për neutralizimin e flakëve në terrenin e thyer kodrinor.

Fatmirësisht, pas disa orëve 'luftë' me flakët, vatra e zjarrit ka shkuar drejt izolimit.