TIRANE- Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024, do të merret në pyetje nesër nga prokurorët e SPAK në lidhje me dosjen e hetimit të Cez-Dia dhe lobimi në SHBA.
Ai është thirrur të jetë në SPAK në prani të avokatit mbrojtës.
Gazetarja Keti Banushi informon se Meta do të merret në pyetje si person në hetim, ndërsa sot ishte thirrur për tu marrë në pyetje si persona nën hetim bashkëshortja e tij në proces divorci, Monika Kryemadhi, mamaja e saj, Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorja e ngushtë Ema Çoku. Si Monika, nëna e saj Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku nuk kanë pranuar të flasin para prokurorëve.
Pasi doli nga SPAK Kryemadhi tha se nuk do të flasë më para prokurorisë por para GJKKO-së dhe se për këtë kishte firmosur një procesverbal.
'Nuk flas para prokurorit flas vetëm në gjykatë. Tashmë deklaratat nuk bëhen në prokurori por vetëm në gjykatë. Para gjyqtari, nuk jap më shpjegim. Se përdorin deklarata e mia kundër mia.' tha Kryemadhi.
Dhe Çoku dhe Fatime Kryemadhi kanë deklaruar se do të japin sqarime në gjykatë.
Ish presidenti i vendit dhe Kryemadhi janë në hetim për tre vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Çifti Meta-Kryemadhi akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët. Në hetim është dhe Piro Xhixho, babai i Erisa Xhixhos ndaj të cilit rëndon akuza korrupsion pasiv. Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.
Vetë Meta i ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë shkelur ligjet, duke e konsideruar veten një objektiv politik të Prokurorisë. Në kuadër të hetimeve është sekuestruar dhe vila ku zonja Kryemadhi banon, në një zonë rezidenciale të Tiranës.
1 - Ilir Meta - 'arrest me burg'
3 akuza: "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
2- Monika Kryemadhi- 'detyrim paraqitjeje'
3 akuza - "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
3- Ema Çoku- 'detyrim paraqitjeje'
Akuza: Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në bashkëpunim.
4- Piro Xhixho- Detyrim me paraqitje
Akuza: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
Ilir Meta do merret në pyetje nesër në SPAK lidhur me hetimet ndaj tij për dosjet CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA.
Meta, i cili ndodhet në burgun 313 në Tiranë, ka reaguar ndaj këtij lajmi duke thënë në rrjete sociale se është njoftuar për marrjen në pyetje nga organizata kriminale SPAK, që firmosi rrëmbimin e tij.
Por më tej Meta shton se do jetë i hapur dhe për pyetje nga mediat që do jenë të pranishme, megjithëse diçka e tillë duket e pamundur pasi është i shoqëruar nga policia.
'Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t'u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.
Padyshim që do jem atje për t'i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme.', thotë Meta në Facebook.
ILIR META THELLOHU ,,,REFLEKTO,,,DHE HAPJA ZEMREN SPAKUT PER TE GJITHA,,,vjedhjet e vrasjet qe ke bere....kjo mund te sjelle uljen e denimit 1 vit...
PërgjigjuKORTUPSIONI I KETIJ NDYRESIRE METES NUK KA FUND,,,,POR TE HETOHEN DHE GRUAJA E TIJ LETYRE...DHE ATA OLIGARKE QE DALIN NE PERGJIME....
PërgjigjuDo bertasi neser para kamerave
PërgjigjuFuteni nē burg Ilir Floririn e mos i bēni as gjyq kti hajduti ordiner. Merjani pasurin e vjedhur e kthejani pensjonistēve tē varfēr.
Përgjigju