Emergjencë mjedisore në Lushnjë, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve! Tymi dhe era e rëndë 'pushtojnë' zonën, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Zjarr ka përshirë fushën e mbetjeve në Lushnjë, ndërsa djegia e mbetjeve prej orësh, ka shkaktuar emergjencë mjedisore. Tymi i zi dhe era e keqe kanë 'pushtuar' zonën, ku më e prekur është lagja '18 Tetori' e qytetit.

Qytetarët shprehen se tymi i përhapur është mbytës dhe se nuk mbajnë dot hapur dritaret e shtëpive. Zjarri ka rënë që nga ora 02:00 e mëngjesit, ndërsa në terren prej 7 orësh për shuarjen e flakëve po punojnë zjarrfikës të Lushnjës e Divjakës si dhe është kërkuar ndihmë nga zjarrfikësja e Rrogozhinës.

Në vendgrumbullimin e plehrave kanë shkuar edhe uniformat blu pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Në fushën e mbetjeve në Lushnjë, mbetjet depozitohen prej 40 vitesh, ndërsa shtëpitë që shihen edhe në pamje, janë të ndërtuara në vitet '90 dhe janë në proces legalizimi.

Me të njëjtën situatë u përball edhe Fieri në muajin gusht, ku si pasojë e zjarrit në fushën e grumbullimit të mbetjeve, qyteti qëndroi nën 'pushtetin' e tymit dhe erës së keqe prej 5 ditësh. Zjarri u fik pas 3 ditësh, por mbetjet vijonin të çlironin tym dhe për këtë u bë mbulimi me dhe i tyre.

Me djegien e plastikës prodhohen disa nga helmet më të rrezikshme në planet siç janë dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:54
Digjen plehrat në landfillin e Lushnjës, mes tymit mbytës e kancerogjen, njerëzit vijojnë mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme

Tymi i dendur dhe i zi, me erë kundërmuese dhe grimca kancerogjene kanë mbuluar lagjen ’18 tetori’ në Lushnjë, ku plehrat e landfillit po digjen që prej mesnatës duke shkaktuar një emergjencë mjedisore.

Por pavarësisht situatës së rëndë, disa persona kanë vijuar të mbledhin mbetje të riciklueshme mes tymit dhe zjarrit.

Ora 09:27
Djegia e mbeturinave në landfillin e Lushnjës, banorët: Po mbyteni, këtë që të bën kjo s’ta bën virusi

Djegia e plehrave në fushën e mbetjeve në Lushnjë është kthyer në një problematikë të madhe për banorët, banesat e të cilëve ndodhen pranë këtij landfilli në lagjen ‘18 Tetori’. Banorët shprehen se kjo situatë është kthyer në tmerr dhe se tymi kancerogjen po u bën më shumë dëm se sa virusi. Duke ngritur problematikën e tyre, ata shprehen se era e tmerrshëm vjen edhe kur mbeturinat nuk digjen.

“Jo vetëm kur digjen, por edhe kur nuk digjen është erë mbytëse, nuk hap dot dritaren

Tymi kancerogjen, atë që të bën kjo, s’ta bën virusi, është tmerr. Nuk hap dot as dyer as dritare

Nuk kam parë në asnjë vend tjetër që plehrat të jenë në mes të qytetit apo të shtëpive, është shumë keq, thanë banorët

Djega e mbeturinave që hidhen në atë landfill prej 40 vitesh është kthyer në një emergjencë mjedisore.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 09/09/2021 07:24

    Sa bukur ato shtepit aty mest tymit dhe aromes de pleherave! Hajde jete hajde kjo osht jeta.. gjej toke e nderto . Nderto bus lumit je merr uj nderto në vende qe jan perbytur në kohen e munizmit dhe pastaj e kane fajin qeverrit tona . E ka fajin populli de zdi ca bon .. shiko tani kurte dalin në tv keta qe kan ndertuar në mest plehrash. E do thon na mbyten vdiqem.Klm e zoti ja u ka dhon mend . Por julutemi I perdoreni ..

    Përgjigju
  • Futja Kot.: 09/09/2021 07:16

    Mire e kane se donin qe te importonim mbetjet nga Italia. Do te ishte zgjidhe njhere e pergjithmone ky problem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë