Pamjet nga shkrumbimi i makinave të parkuara në garazhin e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët (VIDEO)

Një makinë ka marrë flakë gjatë orëve të para të mëngjesit që ndodhej e parkuar në garazhin e një pallati dhe kjo ka bërë që të dëmtohen dhe digjen edhe makinat e tjera që ishin të parkuara ngjitur me të. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 07:30 në rrugën “Fadil Deliu”  në zonën e Freskut në Tiranë, ku tymi është përhapur me shpejtësi edhe në katet e pallatit.  Kjo ka bërë forcat zjarrfikëse të evakuojnë banorët e pallatit për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Zjarri ka rënë në një makinë për shkaqe ende të panjohura, ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga makina e djegur që është shkrumbuar totalisht, ndërsa për shkak të flakëve dhe tymit të dendur janë dëmtuar edhe makinat të tjera që ishin pranë saj të parkuara.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, ndërsa situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
Pamjet nga makina e djegur në garazhin e një pallati në Tiranë, dëmtohen dhe makinat e tjera të parkuara

Report Tv ka siguruar pamje nga makina e djegur në garazhin e një pallati në zonë e Freskut në Tiranë. Makina është shkrumbuar totalisht, ndërsa për shkak të flakëve dhe tymit të dendur janë dëmtuar edhe makinat të tjera që ishin pranë saj të parkuara.

Kjo ngjarje bëri që polica dhe zjarrfikësja të evakuonin banorët e pallatit në orët e para të mëngjesit deri në vënien nën  kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të tyre.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket efikase goditja e korrupsionit nga SPAK edhe në nivelet më të larta të zyrtarëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier, Manastirliu: Hapet Njësia e Hemodinamikës për ndërhyrjet në zemër dhe ato neurologjike