Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara

Kukës-Një vatër zjarri ka rënë sot në në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Myc-Mamez në Kukës.  

Burime për Report Tv informojnë se dy mjete të shërbimit të zjarrëfikses të bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Siç shohim edhe nga videot një shtëllungë e madhe tymi është përhapur në ajër duke ndotur ambientin përreth.

Kjo pikë e mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri brenda pak muajsh duke shkaktuar një ndotje masive tek banorët. Ajo është e pozicionuar në kahun perëndimor të qytetit dhe ka një largësi vetëm 1 km nga lagjet e Kukësit.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë