Ballsh/ Përfshihet nga flakët magazinë pranë ish-uzinës së përpunimit të naftës

MALLAKASTËR- Një magazinë e vjetër në fshatin Lavdan, e cila është në kufi me ish-uzinën e naftës Ballsh, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e 18 gushtit. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit të cilët punuan për shuarjen dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit. Flakët janë shuar rreth orës 01:00 të natës.

Veç mjeteve zjarrfikëse të bashkisë Mallakastër në ndihmë shko edhe një automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol me qëllim fikjen me lëndë të posaçme pasi me ujë nuk mund të ndërhyhej për shuarjen e flakëve.

Raportohet se pranë magazinës ndodhet një banesë edhe një fabrikë vaji ulliri. Sipas informacioneve paraprake në magazinë ka pasur mbetje me fuçi vaji, solari kartosera dhe materiale të ndryshme.

Rreth orës 19:00, në fshatin Lavdan, Ballsh, në ambjentet e një magazine private ka rënë zjarr. Në këtë magazinë dyshohet se nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:15
Ballsh, digjet magazina e braktisur, brenda saj një depozitë solari, rrezik për shpërthim! Evakuohen 3 banesa

 

Vijojnë flakët në magazinën pranë ish- uzinës së përpunimit të naftës. Burime nga vendngjarja pohuan se brenda saj mund të ketë pasur depozitë solari. Raportohet se janë evakuuar banorët e tre banesave, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Gazetari i Report Tv thotë se magazina, e cila përmbante karton, fuçi vaji dhe solari, e kanë shkatërruar flakët disa minuta më parë.

Po ashtu kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka konfirmuar se objekti ishte i braktisur dhe përmbante materiale të rrezikshme që përkeqësuan situatën.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord