SHKODËR- Problemet e shumta me bashkëshorten e kanë çuar një 70-vjeçar drejt aktit ekstrem, në vetëvrasje. Ismet Abdurramani i ka vënë flakën apartamentit ku ai jetonte i vetëm, e ku për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja tragjike është regjistruar rreth orës 19:00 në një pallat 5- katësh në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër, ku fillimisht u raportua si shpërthim të bombolës së gazit, por më pas burime nga grupi hetimor bën me dije për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja se nuk rezulton të ketë ndodhur një gjë e tillë. Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, nuk mundën të shpëtojnë të gjallë 70-vjeçarin.
Kjo nuk ishte hera e parë që Abdurramani kishte tentuar vetëvrasjen. Burimet i thanë Report Tv se në 25 korrik të vitit të kaluar ai kishte pirë hapa gjumi me qëllim që t'i jepte fund jetës, por u shpëtua, e ndërsa mësohet se ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij. Kjo e fundit, vetëm një ditë më parë ishte pajisur nga gjykata me urdhër mbrojtje.
Tre makina zjarrfikësve mbërritën në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur që kjo ngjarje e rëndë të mos përfundonte me një bilanc më tragjik, pasi nuk lejuan përhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të pallatit. Megjithatë për arsye sigurie u evakuuan të gjithë banorët.
Siç shihet në videon që Report Tv sjell, zjarri ka qenë i përmasave të mëdha e ndërsa flakët kanë shkrumbuar apartamentin e familjes Abdurramani.
70- vjeçari Ismet Abdurrahmani që prej vitit 2019 ka pasur një raport të përkeqësuar me bashkëshorten e tij. Siç Report Tv mëson, Abdurrahmani ka tentuar që t'i jap fund jetës së tij edhe më herët, më konkretisht më 25 korrik të vitit 2019 duke pirë hapa gjumi, por u shpëtua. Të njëjta burime i thanë Report Tv se ai ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, çka ka detyruar këtë të fundit të pajiset me urdhër mbrojtjeje. Pikëisht dje ishte marrë vendimi nga gjykata për pajisjen me urdhër mbrojtjeje të bashkëshortes së tij.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri në Shkodër. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv se ka dyshime se Ismet Abdurramani i ka vënë flakën banesës së tij. Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton të ketë pasur shpërthim të bombolës së gazit, ku pista kryesore është për një zjarrvënie të qëllimshme.
Zjarri i përmasave të mëdha i ka marrë jetën një personi. Viktima është identifikuar si Ismet Abdurramani, 70 vjeç. Në video është momenti kur nxirret trupi i pajetë i 70-vjeçarit.
dhe vetes* analfabetë.
Përgjigju