TIRANË- Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një konvikti në Qytet Studenti. Sipas policisë dhoma ka qenë e pabanuar dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende si është përfshirë nga flakët, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve.
‘Më datë 09.03.2022, në Qyteti Studenti, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e tretë të konviktit, në një dhomë të pabanuar, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.’- njofton policia.