Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e djeshme edhe në zonë e Belshit. Zjarri ka rënë në fshatin Dëshiran ku era e fortë e bënte edhe më të vështirë situatën, por që forcat zjarrfikëse arritën që pas disa orësh pune në terren të mund të vinin nën kontroll flakët. Flakët e zjarrit dogjën rreth 10 hektarë shkurre dhe 450 rrënje ulliri.
Për zjarrin është arrestuar Nexhip Hortja 26 vjeç, i cili duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur 450 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.