Zjarr në kodrat e fshatit Palokastër në Gjirokastër, situata kritike! Digjen 4 hektarë shkurre edhe në Divjakë

Vijojnë të krijohen vatra të reja zjarri në vend. Një tjetër vatër është krijuar në kodrat e fshatit Palokastër Bashkia Gjirokastër.

Zjarri po djeg kullota në këtë zonë dhe po perhapet me shpejtësi në drejtimin verior. Në vendngjarje kanë shkuar 2  mjete zjarrfikëse te PMNZSH Gjirokastër. Situata vleresohet tejet kritike pasi favorizohen nga temperaturat 42 gradë.

Ndërkaq në flakë janë përfshirë edhe kodrat e fshatit Babunje në njësinë administrative Hradishte të Bashkisë Divjakë. Prej dy orësh dy mjete zjarrfikëse dhe 10 personel zjarrfikës si dhe banore të zonës kanë mundur ti vënë nën kontroll flakët.

Nga zjarri janë djegur 4 hektarë shkurre të larta, si dhe janë rrezikuar ullishte e vreshta. Sipas banorëve zjarri mund të jetë aksidental por i ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta ka djegur pyllin dhe disa toka në kufi. Fatmirësisht flakët janë vënë në kontroll.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Zjarr në fshatin Dhoksat në Lunxheri, digjen 3 hektarë kullota, rrezikohen edhe 5 hektarë me pemë frutore

 

Një zjarr i madh ka rënë fshatin Doskat në Lunxheri të Gjirokastrës, ku deri më tani janë djegur 3 hektarë kullota, ndërsa rrezikojnë të digjen edhe 5 hektarë të mbjella me pemë frutore.  Ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse është e vështirë, për shkak se është ende aktive vatra e zjarrit në Palokastër dhe për pasojë është i vështirë menaxhimi i situatës nga zjarrfikësit.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

‘Do të ndiheni plot pasion dhe do të kaloni më shumë kohë me partnerin’, çfarë thonë yjet për ju ditën e sotme