FIER- Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të diele në kodrat me ullinj të fshatit Radostinë. Zjarrfikës dhe banorë të fshatit janë duke u munduar të shuajnë flakët.

Zjarri favorizohet nga era dhe flakët po përhapen me shpejtësi.

Terreni i vështire bën që zjarrfikësit të kenë vështirësi për të neutralizuar flakët.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u bë i mundur neutralizimi i zonës së Pishporos në Fier. Kjo zonë u përfshi nga flakët për 9 ditë resht.