Një zjarr ka rënë sot në kodrën me ullinj e pemë në fshatin Kutalli,në bashkinë Dimal. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke marrë përmasa të mëdha.
Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se e kanë vënë zjarrin nën kontroll dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Të njëjtat burime pohojnë se zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që nuk mund të përllogatitet ende sipërfaqja e plotë e djegur nga zjarri.
Komento
Komente








