Një zjarr ka përfshire komesariatin e Policisë Mirdite mesditen e kësaj të diele. Flaket e zjarrit janë pikasur rreth orës 13:00 në zyren e infomacionit për qytateret, por fatmiresisht nuk ka patur përsona të lënduar.

Në momentin e zjarrit brenda zyres ka qenë një punonjes policie i cili sapo ka vënë re flaket e zjarrit ka dalë menjëherë jashta dhe ka njoftuar zjarrfikesit. Këta të fundit kanë ndërhyrë ne kohë, duke bërë rë mundur izolimin e flakëve për të mos u përhapurnë te gjithë objektin.

Është dashur të pakten 30 minita punë që zjarri të shuhet plotësisht, ndërsa ende nuk dihet nëse nga flaket eshte djegur ndonje dokumentacion me vlere. Nga hetimet e para të është bërë i ditur se shkak për zjarrin është bërë një shkendijë elektrike.

Sipas të dhënëva zjarrin e kanë shkaktuar disa radio policie të cilet kanë qenë në karikim, ndërsa në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet. 

zjarri rreshen me logo

zjarri rreshen me logo

zjarri rreshen me logo

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)