Zjarr në Komisariatin e Policisë në Kamëz, vdes i arrestuari 26 vjeçar! Flakët nisën në dhomën e personave të ndaluar! Të asfiksuar edhe 2 persona, njëri prej tyre punonjës policie! Dërgohen në spital (VIDEO)

TIRANË- Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku si pasojë e një zjarri të rënë në ambientet e dhomave të personave të ndaluar njëri prej këtyre personave ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër si dhe një punonjës policie janë dërguar në spital. 

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka rënë zjarri, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve është bërë e mundur shuarja e tij. Në detajet e para që ka dhënë policia ka bërë me dije se viktima ka ndërruar jetë në spital. Viktima është Arben Mici 26 vjeç, i arrestuar për dhunë në familje."Në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B. Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital", thuhet në njoftimin e policisë. 

Arben Mici , 26 vjeç, banues në Çerkezë, kishte dhunuar nënën e tij dhe ishte arrestuar. I ndaluari tjetër i plagosur është Dilaver Idrizi 62 vjeç, ndodhet në spital edhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i policisë i asfiksuar është Hajredin Boja, i cili dhe ai është në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, po merr trajtim mjekësor punonjësi i policisë, Hajredin Boja, me intosikacion nga tymi, gjendje stabël. Ndersa te Pavioni i Djegie-Plastikës është pacienti Dilaver Idrizi me djegie rreth 20%. Është duke marrë trajtim mjekësor.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se pritet të ketë të shoqëruar nga efektivët e Komisariatit të Kamzës me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kanë ndjekur procedurat dhe standardet për të arrestuarit.

Zjarri është shuar, ndërkohë që për shkak të tymit është shumë e vështirë të kuptohet se ç'ka ndodhur, nëse gjithçka ka qenë aksidentale apo nëse kemi të bëjmë me një tentativë arratisje. Të gjitha pistat nuk përjashtohen nga hetuesit. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Report Tv mëson Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA) ka dërguar grup të posaçëm hetimor për rastin.

Polici i lënduar Hajredin Boja

 

I plagosuri Dilaver Idrizi sot ne Gjykatë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Hodhi gruan nga ballkoni, asfiksohet nga zjarri në Komisariatin e policisë! I lënduari tjetër në Kamëz është Dilaver Idrizi

 

I lënduari tjetër në zjarrin e rënë mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Policisë në Kamëz është Dilaver Idrizi, të cilin gjykata e la sot në burg për tentativën e vrasjes së gruas së tij, pasi e hodhi nga ballkoni.

 62-vjeçari Dilaver Idrizi do të mbetet ne qeli për dhunimin barbar të bashkëjetueses së tij dhe më pas hedhjen e saj nga ballkoni i katit të trete duke e paraqitur si aksidentale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 11 mars, ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Fillimisht kjo ngjarje u raportua si aksidentale por hetimi zbuloi se 62-vjeçari Dilaver Idrizi kishte ushtruar dhunë barbare ndaj bashkëjetueses dhe e kishte hedhur nga ballkoni. Ka qenë vajza e gruas së dhunuar që ndihmoi hetuesit e Policisë së Tiranës për të zbardhur ngjarjen duke dëshmuar dhunën që 62-vjeçari ushtronte vazhdimisht ndaj nënës së saj.

Gruaja e cila u dhunuar dhe u hodh nga ballkoni kishte thyerje të legenit si dhe dëmtime te tjera trupore. Dhuna mes dy bashkëjetuesve ka qenë e pranishme që në fillim të lidhjes për shkak të xhelozisë por ishte munduar ta mbante lidhjen për shkak të fëmijëve, pavarësisht se ata  kanë qenë prezent në disa raste dhune.  

Ora 22:30
Zjarri në Komisariatin e Kamzës, kush ishte viktima! Vetëm 26-vjeç dhe i arrestuar për dhunë në familje

1648329414_WhatsAppImage20220326at22.15.19.jpeg

Viktima nga zjarri në Komisariatin e Kamzës Arben Mici 26 vjeç, i arrestuar për dhunë në familje

Ora 22:15
Zjarri në komisariatin e Kamzës, ndërron jetë një prej personave të ndaluar

 

Një prej personave të ndaluar ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit në komisariatin e Kamzës.

“Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta,  ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B. Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital. Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 27/03/2022 12:58

    Hahahaha histori Alla shqiptarece... Cudirat s'kan fund ne kete vend!

    Përgjigju
  • Beqiri: 27/03/2022 10:13

    I harrojne ckane bere prinderit per ti rritur cfare sakrificash tani qe ju dolen pendet behen si cuba duke i dhunuar apo masakruar mirepo Allahu nuk te fal ne keto raste forca e tij eshte aq e fuqishme sa ta jep denimin atje ku nuk e pret.

    Përgjigju
  • ymeri: 27/03/2022 00:17

    SHTET leshi,,,vdesin njerezit ne dhoma para-burgimi ,,,turp...

    Përgjigju
  • Iris: 27/03/2022 00:00

    Mund te jete tentative arratisje,por mund te jete dhe tentative vetvrasjeje.Policia duhet t'ju kishte zbrazur cdo xhep e te kishte mbajtur procesverbal per to.

    Përgjigju
  • Arbërori: 26/03/2022 23:40

    Shtet pa pushtet, anarki allaruse

    Përgjigju
  • Mici: 26/03/2022 23:34

    Kto qe dhunojne nenen e baben, se meritojne te marrin fryme. Eshte e pa tolerueshme te vesh dore mbi prind! Dhe tek femijet s'eshte mire, por tek prind eshte absurd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur