-
Plan për t'u arratisur, i riu që ndërroi jetë e Dilaver Idrizi i vunë zjarrin komisariatit në Kamzë! 2 policë në pranga, 3 të tjerë nën hetim, i lejuan në qeli me çakmak
Në pranga kanë rënë Inspektorët Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja, i cili mbeti i plagosur. Po hetohen në gjendje të lirë inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi dhe Komisari Ylli Çollaku. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se viktima, Arben Mici dhe i shoqëruari tjetër, Dilaver Idrizi shkaktuan zjarrin me qëllimin për t'u arratisur. Dilaver Idrizi ka deklaruar se ka qenë Arben Mici që i ka vënë flakën ambientit. Mici më parë ka bërë një tentativë vetëvrasje.
27 Mars 2022, 09:23 -
Zjarr në Komisariatin e Policisë në Kamëz, vdes i arrestuari 26 vjeçar! Flakët nisën në dhomën e personave të ndaluar! Të asfiksuar edhe 2 persona, njëri prej tyre punonjës policie! Dërgohen në spital (VIDEO)
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku si pasojë e një zjarri të rënë në ambientet e dhomave të personave të ndaluar njëri prej këtyre personave ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër si dhe një punonjës policie janë dërguar në spital.
26 Mars 2022, 21:26