Një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj është përfshirë nga flakë në fshatin  Mazhë e Vogël.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe deri në këto momente  ka djegur mbi 200 rrënjë ullinj. Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse , por efektivët, të  ndihmuar dhe nga banorët e zonës po punojnë në me mjete rrethanore për të shuar flakët.

Zjarri është  lokalizuar dhe rreziku për banesat është  eliminuar por flakët vijojnë të djegin ullinj dhe shkurre.


Lajmi kryesor:

Shuhet pas 8 orësh zjarri në Rreth-Libofshë të Fierit, shkrumbohen 14 ha ullishta