Mësohet se i moshuari që ka humbur jetën është Gjet Deda, 85 vjeç dhe se flakët janë shuar nga fqinjët e tij. Shërbimet e zjarrfikëses dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes.
Sipas hetimeve të deritanishme, zjarri ka nisur pasi 85- vjeçari i kishte rënë cigarja në dyshek, i cili ka marrë flak shumë shpejtë, ku për shkak të moshës së thyer i moshuari nuk ka mundur të largohej.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Gjet Deda ka qenë vetëm në banesë.
[gallery]24397[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Me datë 25.10.2017, ora 11:15 është marrë njoftim se në një banesë në Rrilë ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja për menaxhimin e situates.
Banesa e cila është përfshirë nga flakët është private 1- katëshe dhe brenda saj ishte shtetasi Gj.D. 85 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e djegies së dhomes ku ai qëndronte.
Vazhdojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

VIDEO











